Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë, pranga 2 personave gjatë operacionit në Korçë

Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë, pranga 2 personave gjatë operacionit në Korçë

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar operacionin e koduar “Route”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Në pranga kanë rënë dy shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke grumbulluar dhe transportuar emigrantë nga vendet e treta. Në kuadër të këtij operacioni, efektivët e policisë bënë të mundur arrestimin e shtetasve: J. M. (alias D. M.), 42 vjeç, banues në Korçë; E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.   Nga verifikimet e kryera doli se 31-vjeçari E. D. ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën e ka thyer për t’iu rikthyer veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm. Të dy shtetasit...