“The Telegraph” artikull për shqiptarët në Angli: Postojnë video në TikTok, tregojnë si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit

“The Telegraph” artikull për shqiptarët në Angli: Postojnë video në TikTok, tregojnë si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit

The Telegraph ka rikthyer vëmendjen te shqiptarët në Angli, pas një rasti të ri që shqetëson autoritetet e emigracionit. Sipas gazetës, shqiptarët postojnë video në TikTok dhe u japin udhëzime punëtorëve të paligjshëm si të shmangin kontrollin e oficerëve të Home Office dhe policisë. The Telegraph shkruan: Në videot e postuara, shqiptarët që punojnë pa leje këshillohen të mos përgjigjen pyetjeve të oficerëve, të filmojnë inspektorët dhe të sfidojnë autoritetet mbi kush po kontrollohet. Një qytetare shqiptare, tashmë me shtetësi britanike, paralajmëron: “Kujdes, bëni një plan daljeje dhe mos jepni informacion për punëdhënësin tuaj.” Ajo i krahasoi kontrollet me aksionet e ICE në SHBA. Mesazhet shoqëruese tregojnë gjithashtu statistikat e fundit: arrestimet kanë rritur me 83% dhe grupet më të prekura janë komunitetet shqiptare, rome...