The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet me çmime të përballueshme në Bullgari e deri te shtigjet e fshehura në Shqipëri. “The Guardian”, gazeta e përditshme britanike, e ka renditur Shqipërinë midis 26 vendeve më emocionuese dhe të përballueshme për pushime familjare. Vizitoni shtigjet e fshehura në Shqipëri Vizita jonë e parë familjare me pushime në Shqipëri na la një përshtypje të paharrueshme dhe vërtetoi se largimi nga destinacionet turistike të njohura dhe të mbipopulluara shpesh sjell shpërblime më të mëdha. Kaluam dy netë në bujtinën “Lëpushë”, një shtëpi mysafirësh e rrethuar nga pemishte, koshere bletësh dhe ferma të vogla që shtriheshin drejt një amfiteatri gjigant – që kufizohej nga majat e...