“Territorialja”/ Komisioni dëgjesë në Dibër, Mazniku: Reforma, vëmendje specifike nga IBAR!
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal ditën e sotmë në një dëgjesë publike në Dibër. Përmendja specifike e Reformës Territoriale nga IBAR, teksa BE miratoi fazën hyrëse duke çelur kështu fazën përmbyllëse të negociatave me Shqipërinë, ka qenë fokusi i fjalës së bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të reformës territoriale Arbjan Mazniku, i cili nga Dibra theksoi se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe vlerësim për punën e këtij komsioni. Sipas Maznikut, Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, ku pushteti vendor dhe reforma territoriale po marrin një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Përmendja specifike në dokumentin e miratuar sot na jep një përgjegjësi edhe më të madhe për të...
Burimi:
sot.com.al