Tërmet i fuqishëm 6 ballë godet Italinë
Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mars) pranë brigjeve të Caprit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar të Sizmologjisë, epiqendra e lëkundjes u lokalizua rreth 10 kilometra në perëndim të ishullit Capri, ndërsa thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar rreth 414 kilometra. Tërmeti u ndje edhe përgjatë bregdetit Tirren të Kalabrisë. Në sajë të thellësisë së ngjarjes sizmike, aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale ose në njerëz.
Burimi:
kohajone.com