Tërhoqi zvarrë protestuesin/ Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec më 29 maj. Për G.V, i cili ishte lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë në arrest shtëpie. Për pronarin e kompanisë së sigurisë private “Major Security”, G. B dhe për rojen tjetër A.G janë lënë në fuqi masat e arrestit në burg. Përplasjet mes protestuesve dhe rojeve private në Zvërnec ndodhën më 31 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë gjatë konfliktit. Ngjarja solli shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ndërsa më pas zona u përfshi nga...
Burimi:
ntv.al