Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”, AKU: Konsumatorët ta kthejnë në pikat e shitjes

Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”, AKU: Konsumatorët ta kthejnë në pikat e shitjes

Ushqimi për foshnja “Aptamil AR2”, është hequr nga tregu, menjëherë pas vendimi të marrë nga AKU. Kjo pasi në një seri të këtij produkti, është identifikuar prania e substancës Cereulide. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi më 22 janar se bëhet fjalë për produktin NAN 1 OPTIPRO. Në këtë produkt është identifikuar prania e një bakteri potencialisht të dëmshëm. “Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, firma ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone”, ka njoftuar AKU. Përmes një njoftimi, biznesi distributor i shpërndarjes së produktit në treg, ka njoftuar qytetarët të cilët kanë blerë qumështin Aptamil, të mos e...