Tërhiqet kompania ofertuese për portin e ri në Porto Romano, ministri Karakaçi tregon shkakun
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bën me dije se tenderi për portin e ri në Porto Romano është anuluar. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai pohoi se kompania e vetme ofertuese është tërhequr nga tenderi. ”Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm. Me një arsye tërësisht ekonomike. Për shkak të rritjeve të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi. Dhe ofertuesi është tërhequr me qëllimet ekonomike. Komisioni do të vijojë me procedurat”, tha Karakaçi. Nga ana tjetër ministri e quajti aludim informacionet që kompania ofertuese të ketë pasur lidhje ruse. Bëhet fjalë për kompaninë Archirodon, e cila nuk dorëzoi ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar, më 9 mars, duke bërë që procesi i prokurimit të ndërpritet. Tenderi kishte...
Burimi:
kohajone.com