Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

Mëngjesin e sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, ka treguar se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Sipas tij, herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin bizhuteri nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies së alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë. Sipas kamerave të sigurisë ai tregon se janë 3 persona të maskuar të cilët e kanë hapur dyqanin me kriko makine. “Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes....