Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici 64-vjeçari shqiptar: Ishte keqkuptim

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici 64-vjeçari shqiptar: Ishte keqkuptim

Është dorëzuar në polici autori i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një 24 vjeçare me nevoja të veçanta në Kipseli të Athinës. Sipas burimeve policore, Mark Preçi 64 vjeç u dorëzua vetë në polici duke mohuar akuzat. Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe raporton se ai deklaroi fillimisht se ishte keqkuptim e gjithë ngjarja dhe se nuk donte t’i bënte keq 24 vjeçares. Top Channel