Tentoi të kalonte në Rinas me armë zjarri në valixhe, arrestohet 36-vjeçari

Tentoi të kalonte në Rinas me armë zjarri në valixhe, arrestohet 36-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”. Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit...