Tentoi të kalonte lumin, humb jetën 44-vjeçarja në Selitë/ Detaje

Tentoi të kalonte lumin, humb jetën 44-vjeçarja në Selitë/ Detaje

Një grua 44 vjeçe ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit teksa po përpiqej ta kalonte në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasja B. P. u rrëmbye nga uji gjatë tentativës për kalim, ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur dhe nxjerrë më pas nga lumi. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për...