Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë

Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht. Ndërkohë gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis. “Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit grek E. K., 30 vjeç, banues në Greqi, u gjet në një valixhe dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. – thuhet në njoftimin e policisë.