Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë marijuanë dhe duke arrestuar një 18-vjeçar grek. Operacioni u zhvillua nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë për Ndjekjen dhe Hetimin e Krimeve në Igumenicë. Sipas autoriteteve, i riu u ndalua mëngjesin e sotëm në zonën e Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar, gjatë kontrolleve të shtuara që policia po kryen në këtë zonë. Gjatë kontrollit të automjetit, një makinë private e marrë me qira, policia zbuloi në bagazh dhe në sediljet e pasme tre çanta të mëdha. Brenda tyre u gjetën 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 60 kilogramë e 565 gramë, të cilat u sekuestruan menjëherë si provë materiale. 18-vjeçari u...
Burimi:
gijotina.com