Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mikel Mhilli, i dyshuar për dy tentativa grabitje në qytet, nën kërcënimin e thikës. Uniformat blu bëjnë të ditur se i riu ishte fshehur në tavanin e banesës së tij, në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, por u lokalizua dhe u vu në pranga. Sipas hetimeve, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, 24-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë). Gjatë largimit, ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri...