Tentoi të grabiste 8 mijë euro nga banka me kallashnikov, Gjykata lë në burg Bardhyl Fushën
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Bardhyl Fushën, i cili tre ditë më parë tentoi të grabiste me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Avokati i tij ka kërkuar që të vlerësohet gjendja psikologjike dhe mendore e klientit të tij. Bardhyl Fusha, me origjinë nga Librazhdi, ishte një sipërmarrës në fushën e ndërtimit që operonte në Tiranë, ku dhe jetonte, por vitet e fundit është përballur me probleme të mëdha financiare. Për skenarin e grabitjes ai ‘nuk u investua shumë’, pasi u fut në ambientet e monitoruara me kamera, i pa maskuar. Me një çantë sportive, brenda së cilës kishte një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë, ai u fut si klient i zakonshëm derisa mbërriti...
Burimi:
top-channel.tv