Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i plagosur, u detyra të thërriste vetë ambulancën për ti ardhur në ndihmë. E gjitha filloi në Valdarno, ku tre persona, mes tyre dhe shqiptari tentuan të vidhnin një banesë me forcë. Brenda automjetit të braktisur nga ta, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. Pas ndjekjes nga policia të tre vrapuan për tu arratisur. Ndjekja përfundoi me një të shtëna më armë, ku si pasojë e tyre u plagos në shpatull 33-vjeçari shqiptar. I plagosuri ndodhet në spitalin në Perugia, ku u transportua me helikopter pas ndërhyrjes së parë të ambulancës së Kryqit të Bardhë të Monte San Savino. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen. gijotina.com/