Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Autoritetet policore greke kanë nisur një kërkim për arrestimin e 64-vjeçarit shqiptar Mark Preci, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare me aftësi ndryshe në shtëpinë e saj në Kypseli. Incidenti u filmua, ndërsa imazhet tregonin lëvizjet e autorit të krimit disa minuta para sulmit. Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari shqiptar hyri në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte dhe sipas asaj që deklaroi kjo e fundit, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht njërën nga dy vajzat e saj, ndërsa të dytën e ka sulmuar dhe grushtuar. Siç raportoi nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën...
Burimi:
top-channel.tv