Tentohet të grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori qëllon me armë, detajet e para
Është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve. Njëri nga autorët mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2. Kodra raporton se autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al