Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat
Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë një sporteli të Postës Shqiptare në lagjen Vasil Shanto në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake, një person i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare. Përpjekja ka qenw e pasuksesshme dhe gjatë largimit autori ka thyer xhamin e sportelit. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar xhama të thyer, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë pas njoftimit. Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit “Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar...
Burimi:
gijotina.com