Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra
Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej të largohej pas vjedhjes, i frikësuar nga të shtënat me armë zjarri të pronarëve të shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake, shqiptari kishte hyrë në banesë së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë. Pronarët e shtëpisë i kanë zbuluar dhe kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, çka ka shkaktuar panik te hajdutët, të cilët janë larguar me vrap. Gjatë arratisjes, 46-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra dhe dyshohet se ka pësuar një çarje të thellë në këmbë, e cila ka shkaktuar më pas një hemorragji të rëndë e cila i mori jetën. Shqiptari arriti të vraponte rreth 20 metra...
Burimi:
top-channel.tv