Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” përpara kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur disa qese me miell, duke simbolizuar drogën, për të cilën akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu në një moment pati tensione edhe mes qytetarëve dhe policëve që tentuan të shkonin përtej gardhit të vendosur para godinës së kryeminitrisë. “Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën. Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 miliarde euro, më thoni një...