Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Tensionet politike janë rritur javët e fundit”, Reuters për protestën e PD: Molotov drejt kryeministrisë, por s’pati përplasje me policinë
Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pas ngritjes së akuzave për korrupsion nga prokurorët. Tensionet politike në Shqipëri janë rritur javët e fundit, ndërsa hetimet për korrupsion kanë përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe projekte të mëdha publike. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit të disa zyrtarëve dhe lejimin e arrestimeve të mundshme. Ende nuk dihet se kur Kuvendi, ku partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama ka shumicën, do të votojë mbi këto kërkesa. Gjatë protestës, policia e pajisur me mjete kundër trazirave mbrojti godinën qeveritare, ndërsa nuk pati përplasje të drejtpërdrejta mes forcave të rendit dhe protestuesve. Një nga protestuesit u shpreh se zemërimi i qytetarëve lidhet me dyshimet...