Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit. Forcat e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia. Kreu i PD Sali Berisha në një dalje publike, tha se jeta e qytetarëve është në rrezik dhe kërkoi lirimin e personave të shoqëruar.
Burimi:
opinion.al