Tensionet në Lindjen e Mesme/ Konfindustria: Të merren masa për frenimin e shtrenjtimit të karburanteve në Shqipëri

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Konfindustria: Të merren masa për frenimin e shtrenjtimit të karburanteve në Shqipëri

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me pasojat e paparashikuara të tensioneve në Gjirin Persik në ekonominë shqiptare, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë masa të menjëhershme ligjore, veçanërisht në tregun e hidrokarbureve. Konfindustria kërkon kontroll të zbatimit të ligjit për rezervën strategjike 3-mujore të karburanteve, forcim të konkurrencës për të shmangur spekulimet me si dhe përgatitjen e një pakete për uljen e barrës fiskale në rast rritjeje të fortë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ajo thekson se rritja e çmimit të naftës në bursë pritet të reflektohet edhe në tregun vendas, ndërsa kohëzgjatja e konfliktit mbetet e paqartë. Reagimi i Konfindustrisë: Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë...