Tensionet Izrael-Iran, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Republikën Islamike: Tregoni kujdes dhe vigjilencë të shtuar
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Iran, pas shtimit të tensioneve izraelito-iraniane. Pas sulmeve që Izraeli kreu në Iran, Ministria njofton shqiptarët që jetojnë në Republikën Islamike të tregojnë kujdes, teksa ka publikuar edhe numrat ose e-mail ku mund të kontaktojnë konsullatat. Njoftimi i plotë: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar. Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:...
Burimi:
top-channel.tv