Tensione në protestë, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës

Tensione në protestë, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës

pamje nga protesta TIRANË- Tensionet kanë shpërthyer në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë menjëherë pasi kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalimin e tij. Disa protestues hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke krijuar situatë të tensionuar. Përballë kësaj situate, policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t'i shpërndarë. Pas përfundimit të protestës para godinës së Kryeministrisë, protestuesit po zhvendosen drejt Kuvendit./ZËRI