Tensione gjatë dëgjesës publike në Bulqizë, banorët e Gjoricës përplasen me bashkinë: Mos na merrni kullotat!

Tensione gjatë dëgjesës publike në Bulqizë, banorët e Gjoricës përplasen me bashkinë: Mos na merrni kullotat!

bulqize BULQIZË- Tensione të forta janë regjistruar sot në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë. Dëgjesa publike e zhvilluar nga Këshilli Bashkiak në Gjoricë të Poshtme është shoqëruar me debate të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve të bashkisë, për shkak të planit për dhënien me ankand të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore. Siç raporton Bulqizaime.al, takimi, që ishte thirrur për të informuar komunitetin mbi përdorimin ekonomik të disa parcelave, u kthye në një përplasje të hapur, teksa anorët kundërshtuan këtë nismë. Sipas tyre, tokat në fjalë janë përdorur prej vitesh si kullota dhe janë thelbësore për mbajtjen e bagëtive dhe jetesën e familjeve. Ta pranishëm në këtë takim ishin sekretari i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, ndërsa nga anëtarët e këshillit ishte...