Tenderi i KESH që çoi Benet Becin nën akuzë kushtoi 700 mijë euro/ SPAK: Ja si ndikoi biznesmeni

Tenderi i KESH që çoi Benet Becin nën akuzë kushtoi 700 mijë euro/ SPAK: Ja si ndikoi biznesmeni

Tenderi me vlerë rreth 700 mijë euro që coi Benet Becin para drejtësisë, për prokurorinë e posaçme është kryer në shkelje të plotë me ligjin. Dalin detaje të tjera sa i takon procedurës së ndjekur nga KESH ku ka shpërdoruar fondet publike. Sipas të dhënave, ky tender u paracaktua sipas disa kritereve të biseduara më herët mes Ervis Berberit, Adela Rukos dhe Dritan Dakolit, ky i fundit aksioner i kompanisë Euronet sh.p.k. Të dhënat flasin se Dakoli kishte kontakte me Benet Becin si dhe me Berberin. Në rrethanat e zbuluara nga SPAK rezulton se “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të “Dokumentave Standarte të Tenderit” në lidhje me procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”, me Autoritet Kontraktor “Korporata Elektroenergjitike...