No Image Available

Tenderi i Autoritetit Portual Durrës/ KPP rrëzoi ankesën, por…fituesi “ankimoi” tenderin që ka fituar vetë?!

kpp TIRANË- Në fillim të janarit, Autoriteti Portual i Durrësit shpalli fituese kompaninë Illyrian Consulting Engineers në tenderin për projektimin e linjës hekurudhore Porto Romano–Sukth, me fond limit 23.7 milionë lekë. Pasi përfunduan afatet ligjore të ankimit dhe ishte në proces lidhja e kontratës, u depozitua një ankesë për këtë procedurë në sistemin elektronik të Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas dokumenteve të publikuara nga Kapitali.al, ankesa është paraqitur nga vetë kompania fituese, Illyrian Consulting Engineers, duke kundërshtuar tenderin në të cilin ishte shpallur fituese. Sakaq, pas mbërritjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik i kërkoi Autoritetit Portual të Durrësit dokumentacion shtesë për procedurën. Nga ana e tij, Autoriteti Portual deklaroi se ankesa është e paqartë, duke theksuar se operatori ankimues është njëkohësisht edhe fituesi i tenderit. Në...