Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, ku dyshohet se janë krijuar avantazhe të padrejta për një kompani të caktuar. Hetimet lidhen me kontratën “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”, një projekt kërkimor me fond rreth 800 mijë euro me TVSH, zhvilluar në fund të vitit 2019.Tenderi u fitua nga Consulting & Management Albania, me ofertë thuajse identike me fondin limit. Sipas hetuesve, Beci dhe pjesëtarët e komisioneve përkatëse kanë paracaktuar fituesin, duke manipuluar: përllogaritjen e fondit limit, kriteret e pjesëmarrjes, termat e referencës, mënyrën e vlerësimit të ofertave. Rasti u hap...