Tenderi 4.1 mln € për ujësjellësin e Memaliajt nën hetim, banorët e 8 fshatrave ende pa ujë të pijshëm: Vetëm me puse, por…
memaliaj MEMALIAJ- Projekti i ujësjellësit në Bashkinë Memaliaj, me vlerë 4.1 milionë euro, është aktualisht nën hetim nga SPAK, pas dyshimeve për parregullsi në tender. Sipas burimeve, hetimet lidhet me dyshime për shkelje të barazisë ne tender, paragullësi në procedurat e shpalljes dhe vlerësimit të ofertave, si dhe me mënyrën e përdorimit të fondeve publike. Bëhet fjalë për një projekt që parashikonte ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal për 8 fshatra, konkretisht: Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahes si dhe për qytetin e Memaliajt. Tenderi i vitit 2021, me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore, për të cilin janë shpallur fitues kompanitë që nuk plotësonin kriteret teknike, “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk. Lidhur me këtë, ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, së bashku me dy zyrtarë të...
Burimi:
zeri.ai