Tender me “flamur të kuq” me vlerë 160 mijë euro, Arlinda Pogaj firmos “peshqeshin” për Nadir Çaushollin

Tender me “flamur të kuq” me vlerë 160 mijë euro, Arlinda Pogaj firmos “peshqeshin” për Nadir Çaushollin

Nadir Çausholl-arlinda pogaj TIRANË- Një tjetër skemë e dyshuar korrupsioni me tendera ka dalë në dritë. Këtë herë, në qendër të skemës ndodhet drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj. Kjo e fundit ka firmosur një tender me 'flamur të kuq' korrupsioni, me vlerë 160 mijë euro, për kompaninë "Albadent Gropup shpk" të Nadir Çaushollit për blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1 për Spitalin e Korçës.  Bëhet fjalë për procedurën "Blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1" e zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Në tender kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë konkurrues, por në fund, ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “Albadent Group shpk". Kompania në fjalë është shpallur fituese, duke eleminuar operatorët e tjerë në garë dhe ofertën më...