Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Temperaturat zbresin në -5 gradë celcius/ Ja parashikimi i motit për ditën e shtunë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të zbresin deri ën -5 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-3 ballë.