Temperatura të ulëta dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të martë
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, herë pas here deri të dendura. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet mjegull ose mjegullinë, kryesisht në zonat luginore. Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv