Temperatura deri në 20°C, ja si do të nisë muaji mars me mot të butë dhe kthjellime
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, por pa reshje. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Në zonat bregdetare, deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.
Burimi:
kohajone.com