Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo informacione të tjera personale mos ia jepni edhe nëse në ekranin e telefonit tuaj shfaqet emri apo logo e bankës. Mund të jetë një përpjekje për t’iu mashtruar dhe për të ndërhyrë në llogaritë tuaja. Shqetësimi ngrihet nga  Autoriteti Kombëtar për Sigurinë  Kibernetike. “Kemi marrë dhe indicie nga qytetarë të ndryshëm të cilët e kanë raportuar si shqetësim janë  telefonata që bëhen në  mënyrë elektronike, përdorin platforma online,  marrin indicie nga  burime të ndryshme nga gmail, rrjetet sociale, instagrami, facebook apo të tjera përdorin dhe logo të bankave  duke ilustruar  sikur janë ato pikat e kontaktit dhe nga ana tjetër  dhe duke pasur  persona që ...