“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj thotë se ka propozuar krijimin e një komiteti për një qeveri tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas tij, në këtë komitet duhet të ketë përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, parti politike të përfaqësuara jo në nivel kryetarësh, dhe ky komitet të udhëheqë protestën. “Ka pasur raste që janë falur edhe gjaqet. Nuk e paragjykojmë dot procesin, por ajo që dimë është se qytetarët që janë në hall, që mendojnë se nuk duhet të vidhen më nga Edi Rama, nuk duhet të kenë komplekse për t’u bashkuar në shesh. Ne nuk po bashkohemi me Sali Berishën. Nëse në shesh ka demokratë e socialistë të zhgënjyer, ka njerëz...
Burimi:
gijotina.com