“Te Tonini”, në Purez të Tiranës”
“Kam gjet një Kryezi të dytë këtu”, thotë Tonin Alia i “Ardenos” së famshme, teksa kundrojmë bashtinat e agroturizmit të tij në proces, në Purez të Kasharit, vetëm pak kilometra nga autostrada Tiranë – Durrës, ku është e treta herë që vijmë. Kryeziu, vendlindja e Toininit, ka lumë dhe pisha, kurse këtu ka liqen dhe ullinj, por dhe vreshta rrushi, pyll lisi, shtrirë e gjitha në 5 ha. Atje sot ka borë, këtu në kodrat e Tiranës diell pranvere. Atje gjuetarët dalin për derr të egër nëpër dëborë, kurse këtu për zogj, mbase dhe për dhelpra. Purezi është një vend i bukur, piktoresk, pjellor dhe ku nuk përmbytet asgjë, pasi tubat e drenazhimit të vreshtës së re nxjerrin ujë të kulluar si krojet e bjeshkëve....
Burimi:
kohajone.com