“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer në shtëpi nipin e dytë
Kthimi i Evës nga Siria në shtëpi, ka ngjallur shpresat e familjarëve të 22 grave e fëmijëve shqiptarë që raportohet se vijojnë të qëndrojnë atje nën ndikimin e ekstremizmit islamik. Në një rrëfim në Shqipëria Live me Sidorela Gjonin, gjyshi i Alvin Berishës vogëlushit që u shpëtua nga kampi i ferrit në 2019, rikthehet me thirrjen ndaj shtetit për të ndihmuar në bashkimin me vajzën e tij. “Kur mendojë që erdhi Eva, ishte një kënaqësi sikur erdhi fëmija im”, u shpreh ai. Valbona u largua drejt Sirisë në dhjetor të vitit 2014 me Alvinin, për shkak të radikalizimit përmes internetit. Dyshohet se në respektim të rregullave të shtetit islamik ajo u rimartua dhe solli një jetë Benjaminin. Ymeri tregon bisedën e fundit me të bijën....
Burimi:
top-channel.tv