Të skaduara dhe kontrabandë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë, në kërkim administratori nga Bosnja dhe Hercegovina
Sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara në një magazinë në kryeqytet. Në kërkim është shpallur administratori nga Bosnja, ndërsa dy punonjës janë proceduar penalish. Hetimi drejtohet nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë dhe produkte të rrezikshme për shëndetin. Njoftimi: Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara. Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore. Shpallet në kërkim administratori i subjektit (shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina), si dhe procedohen penalisht 2 punonjës. Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në...
Burimi:
top-channel.tv