Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, Policia ndalon 4 adoleshentë

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, Policia ndalon 4 adoleshentë

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa të rinjve në qytetin e Sarandës, ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim pas të shtënave me armë zjarri në ajër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 22:30 në rrugën “Panorama”, në lagjen nr. 1 të qytetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi J. L., 19 vjeç, së bashku me një të mitur, pas konflikteve të mëparshme dhe për motive të dobëta me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur të rinjtë e tjerë. Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, më 13 mars në mbrëmje u bë e...