Të shtënat me armë në Sarandë për parakalim makine, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan
FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Është zbardhur ngjarja e 12 marsit, ku në qytetin e Sarandës u raportuan të shtëna me armë zjarri. Policia ka ndaluar 4 të rinj dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen. Konkretisht Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, 18 vjeç, banues në Sarandë, janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim Jurgen Lapa 19 vjeç. Lapa së bashku me një të mitur pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e e grupit tjetër. Sherri dyshohet se ka nisur për një parakalim me makinë. Njoftimi i policisë: Reagimi i shpejtë i Policisë zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen katër persona, shpallen në kërkim...
Burimi:
zeri.ai