Të shtënat me armë gjatë aksionit për kapjen e mikut të Licëve, zbardhet dëshmia e shoferit: Barushi më ngriti dorën në rrugë dhe e mora, nuk e dija që…

Të shtënat me armë gjatë aksionit për kapjen e mikut të Licëve, zbardhet dëshmia e shoferit: Barushi më ngriti dorën në rrugë dhe e mora, nuk e dija që…

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit në Shkodër, për kapjen e shtetasit Bajram Bregu, i njohur dhe me emrin Barush, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri gjatë ndjekjes nga forcat e policisë dhe më pas u arratis. Sipas burimeve policore, Bregu po udhëtonte në një automjet të drejtuar nga Ervis Baba, 43 vjeç, së bashku me një 17-vjeçar. Patrulla e forcave “Shqiponja” u ka bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe shtoi shpejtësinë. Dyshohet se në një rrugicë të lagjes Kiras, Bajram Bregu, i cili njihet si person i afërt më anëtarët e fisit Lici, ka zbritur nga automjeti dhe, ndërsa po largohej...