“Të shfuqizohet votimi në Kuvend”! PD ankimon në “Kushtetuese” zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit
endri shabani gjate betimit ne kuvend TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Sipas pretendimeve të PD-së, zgjedhja e Endri Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. PD kërkon shfuqizimin e votimin në Kuvend, po ashtu dhe pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet. Endri Shabani u zgjodh në seancën e 11 dhjetorit, me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim me votim të fshehtë, ndërsa opozita zgjodhi të braktisë procesin e votimit. Në momentin e votimit të tij ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit edhe kryeministri Rama, i cili mungoi gjatë gjithë pjesës tjetër të seancës. Shabani do të ushtrojë mandatin e tij...
Burimi:
zeri.ai