Të pastrehë nga shembjet në Durrës/ Vendimi për të pastruar kanalin kullues pas përmbytjeve, familjet kërkojnë zgjidhje

Të pastrehë nga shembjet në Durrës/ Vendimi për të pastruar kanalin kullues pas përmbytjeve, familjet kërkojnë zgjidhje

Në hyrje të Durrësit, mes inerteve të mbetura pas prishjes së banesave, Alesio, 14 vjeç, punon pa pushim. Si të tjerë, edhe ai nxjerr hekur nga rrënojat për ta shitur më pas. Është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Pak metra më tutje, Dilaver Cani qëndron pa lëvizur përballë vendit ku deri pak ditë më parë ishte shtëpia e familjes së tij. Në vjeshtë e patën rinovuar, me leje të bashkisë. Sot, aty kanë mbetur vetëm muret e rrëzuara, kujtimet e një jete dhe trajtimi i pabarabartë. Së bashku me ta, edhe familje të tjera kanë mbetur pa strehë, pas vendimit për pastrimin e kanalit kullues pranë Urës së Dajlanit, një vendim i marrë pas përmbytjeve të këtij fillimviti...