Të dënuar me mbi 6 vite burg për drogë, arrestohen dy persona në Tiranë!
Policia e Tiranës këtë të mërkurë ka arritur të vendosur në pranga dy persona, të cilët janë të dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim për krime në fushën e narkotikëve. Në kuadër të operacionit të koduar “Catch” janë arrestuar shtetasit N. H., 41 vjeç, dhe J. Ç., 38 vjeç. Sakaq, policia ka arrestuar edhe një 43-vjeçar për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda. “Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht: -specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës,...
Burimi:
sot.com.al