Të dënuar me burg për trafik armësh dhe droge! Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim

Të dënuar me burg për trafik armësh dhe droge! Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim

FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Një 25-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Shkodër, për vjedhje, drogë dhe armë pa leje. Seid Curraj ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP...