Të akuzuar për shkelje me tenderin 22 mln euro, GJKKO pushon çështjen ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH (EMRAT)

Të akuzuar për shkelje me tenderin 22 mln euro, GJKKO pushon çështjen ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH (EMRAT)

Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur pushimin e akuzave ndaj gjashtë ish-zyrtarëve të pandehur nga SPAK, të akuzuar për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Bëhet fjalë për çështjen në ngarkim të Arbër Trokës, Miranda Shkurtit, Nikollaq Mihalit, Almir Hoxhajt, Erjon Zemanajt dhe Admir Remzi Pahumit, të akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”. Sipas njoftimit, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes për të pandehurit, për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim...