TCH siguron dokumentin/ Pezullimi i vizave të emigrimit, 75 kongresmenë amerikanë letër Rubios: Jemi shumë të shqetësuar, duhet pezulluar
75 kongresmenë amerikanë përmes një letre dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, kanë shprehur shqetësim në lidhje me pezullimin e vizave të emigrimit për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria. Në dokumentin që gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e disponon, thuhet se janë shumë të shqetësuar nga ky vendim dhe kërkojnë që të pezullohet. Kjo kërkesë mban firmën e 75 kongresmenëve amerikanë, të cilët kanë argumentuar se përse mendojnë se pezullimi i vizave më shumë bën dëm sesa sjell dobi. “Meqenëse politika zbatohet për të gjitha vizat e emigrantëve, ajo prek të afërmit e ngushtë të qytetarëve amerikanë, si dhe të gjitha vizat e mundësuara nga familja, vizat e mundësuara nga punëdhënësi, vizat e komuniteteve fetare, të diversitetit dhe vizat e kthimit të...
Burimi:
top-channel.tv